E shtunë, 28 Shtator, 2024

“O u kenaqem bre”, Pushteti i Lladrovcit punëson në QKMF edhe familjarin e drejtorit të shërbimeve publike dhe emergjencë

Pas raportimi të punësimit të të afermit të Ramiz Lladrovcit, punësimin e tre familjarëve të asamblistës Blerina Gashi, punësimin e vëllaut të drejtorësh Laureta Thaçi, punësimin e motrës se zyrtares se  kabinetit Rrezarta Prokshi – në hulumtimin e rajonit gjendet edhe  emri i Verona Grudës.

Sipas Dritan Ajazi ish-kandidatë për kryetarë të Komunës së Drenasit, Verona Gruda është familjarë e Nexhmedin Grudës – drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.

Vetë drejtori në fjalë ka mohuar se e ka anëtare të familjes, megjithatë Insajderi ka kuptuar se e njëjta është e afërme e tij edhe pse jo në rrethin e ngushtë.

“Unë, me kompetencë të plotë ju them JO. Me personin qe ju e keni shënuar unë ndajë të njëjtin mbiemër por nuk e kam anëtare të familjes së ngushtë“, tha Gruda!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer