Komuna e Vushtrrisë e udhehequr nga Ferit Idrizi i PDK’së ka shpërblyer me tender kompaninë “Enver Mikushnica B.I”, kompani me emër tregtar “Dj Enno”, shkruan rajoni.org.
Kontrata me titull “ Shërbime me tenda, zërim dhe ndriçim-Ritender” është nënshkruar me 30 tetor 2025.
Kompania që u përzgjodh fituese është kompania “Dj Enno” me pronar Enver Mikushnicën, me çmimin e ofertës për njësi 3,272€ me vlere të parashikuar 70,000€.
Ofertë me të lire se operatori fitues, pati operatori ekonomik”DAS” e cila ofertoi me çmim 3,260.35€ dhe “AMC Corporation” e cila ofertoi me vlerën 539,28€, apo 2732€ me lire së kompania fituese ose përkthyer në përqindje mbi 506% me lirë, transmeton portali rajoni.org.

Por kush është Kompania “Enver Mikushnica B.I”.
“Enver Mikushnica B.I” gjindet me emër tregtare “Dj Enno” dhe e njëjta ka për pronar Enver Mikushnicën.
Kjo kompani në bazë të imazheve të siguruara nga rajoni.org del të jetë edhe pjesë e shërbimeve të marra nga kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe nga kjo parti në Vushtrri.


Përgjigjja e drejtorit të prokurimit, Ilmi Azemi:
Portali rajoni.org i ka dërguar zyres së prokurimit të Vushtrrisë së a ka ndikuar kjo afërsi e operatorit me PDK’në dhe Ferit Idrizin që e njëjta të fitoj tenderin.
Ata kanë Procedura për tenderin në fjalë është zhvilluar në përputhje me dispozitat ligjore, ndërsa çdo dokument përkatës (njoftim për kontratë, raporti i vlerësimit, njoftimi për dhënie të kontratës etj.) është publik dhe mund të qaset në platformën zyrtare të e-Prokurimit.
“Për sa i përket pretendimit se oferta e shpërblyer paska qenë “506% më e shtrenjtë” se oferta më e ulët, theksojmë se një krahasim i tillë është teknikisht dhe matematikisht i pasaktë, pasi përqindja matëse nuk mund të tejkalojë 100% kur llogaritet diferenca në raport me vlerën bazë. Për më tepër, çdo vlerësim i ofertave në procedurat e prokurimit publik bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara paraprakisht në dosjen e tenderit, përfshirë çmimin, specifikimet teknike dhe përmbushjen e kritereve të tjera ligjore dhe teknike. Krahasimet numerike që nuk bazohen në këto dokumente zyrtare nuk përfaqësojnë realitetin e procesit të vlerësimit. Në këtë drejtim, çdo operator ekonomik është vlerësuar në mënyrë të barabartë dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik dhe udhëzimet e Zyrës Qendrore të Prokurimit”, thuher në përgjigjjen e Drejtorit të Prokurimit, Ilmi Azemi.
Tenderët me poentim të çmimit – mundësi për keqpërdorime
Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”. Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.
Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik kishtë gjetur se Komuna e Prizrenit kishtë lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit. Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.
Gjatë zbatimit të kontratës, D+ kishtë gjetur se në një faturë ishtë paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë ishtë paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i ka shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro./Rajoni.org/