“Punë ndërtimore për zbatimin e projektit të hollësishëm [zbatues kryesor] të arkitekturës dhe inxhinierisë, për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos- Palestrës, Ndërtesës shumë-funksionale dhe Bujtinës, në Pejë, në Komunën e Pejës- Ri-tenderim 2”, është emri i kontratës.
Kjo kontratë i është dhënë ofertuesit me çmimin me të shtrenjtë në tenderim, behët fjalë për ofertën e operatorit ekonomik “H&B Consulting, 2B Engineering dhe Enex Group” me vlerën 5,776,321.48€. Thënë shkurt 943,569€ me shtrenjtë në krahasim me ofertën me të lirë që është ofruae në tenderim për të njëjtin projekt, shkruan rajoni.org.
Ofertën me të lirë në këtë tender e kishte ofertuar grupi i operatoreve ekonomik “NNP ATC, Dajting SHPK, NPN Euroing” e cila kishte ofertuar 4,832,752€.
Po ashtu me lire në të njëjten procedurë kishte ofertuar edhe grupi i operatoreve ekonomik “Limit Project, Rinesa shpk, Delta CCD shpk” me vlerën 5,073,303.67€
Njoftimi mbi vendimin e autoritetit kontraktues është nxjerr me 17 nëntor 2025 dhe mbartë nënshkrimin e zyrtarës përgjegjës të prokurimit, Elizabeta Kamberi.
