E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Oficeri nga Skenderaj përfundon me sukses trajnimin sfidues në SHBA

Oficeri Labinot Osaj nga fshati Klinë e Epërme i Komunës së Skenderajt e i cili shërben në Kazermën “Minatori” në Mitrovicë ka përfunduar me sukses trajnimin sfidues në SHBA, shkruan portali rajoni.org.

Ai ishte në mesin e shumë ushtarakëve nga e gjithë bota që ishin pjesë e këtij trajnimi mjaft sfidues.

Ky trajnim me plot sfida zgjat për pesë muaj të plota dhe kishte të bënte me artileri fushore.

Bashkë me ushtarakun Osaj ishin edhe dy oficerë tjerë nga Kosova, më saktësisht nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Ndryshe pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet nëpër akademitë më të njohura në gjithë boten duke treguar sukses shumë të lartë, madje shumica e tyre arrijnë të shpallen më të dalluarit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer