Seanca komunale e Skenderajt këtë vit është përmbyllur me largimin e opozitës nga seanca, për shkak se komuna nuk e ka larguar Drejtorin e Prokurimit, i cili ditë më parë ishte dënuar nga Gjykata Komunale.
Arsyetimin për largimin e ka dhënë shefi i grupit parlamentar, Ideal, Naser Bajraktari, i cili, ndër të tjera, ka theksuar se me këtë veprim ata shprehin revoltën e tyre për mosshkarkimin e drejtorit në fjalë, pavarësisht dënimit të tij. Sipas Bajraktarit, ata do të bojkotojnë asamblenë derisa të ndodhë një gjë e tillë.