E hënë, 28 Tetor, 2024

Opozita sfidon pushtetin me zgjedhje të parakohshme,

Partitë opozitare po vazhdojnë ta sfidojnë partinë në pushtet – Lëvizjen Vetëvendosje me zgjedhje të parakohshme në vend. Në PDK e AAK, vlerësojnë zgjedhjet e reja janë domosdoshmëri për shkak të siç thonë paaftësisë së qeverisë për të qeverisur me vendin.

Kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme iu përgjigj partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje duke thënë se janë të gatshëm për zgjedhje kurdo që është e gatshme opozita.

Partia më e madhe opozitare, PDK-ja vlerëson se zgjedhjet e reja janë të domosdoshme. Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Betim Gjoshi thotë se qeveria e tanishme ka dështuar në të gjitha fushat.

”Është shumë e rëndësishme që sa më parë ky vend të shkoj në zgjedhje sepse kjo qeveri në të gjitha rrafshet ka dështuar edhe në rrafshin e brendshëm, në atë ekonomik edhe në aspektin ndërkombëtar. Kemi paaftësi totale të qeverisë në arsim në shëndetësi dhe nderi më i madh që kjo qeveri do t’i bënte vendin është të jepte dorëheqje apo të shkojmë përmes një akti të shpërbërjes së Kuvendit dhe të shkojmë sa më parë në zgjedhje. Ne po angazhohemi që të dalim si parti e parë në të gjitha rrafshet. Brenda Kosovës jemi partia më e organizuar me 39 degë ….së fundit kemi shtrirje goxha të mirë në mërgatë…Krejt këto përgatitje do ta formojnë një ekip dhe program të mirë që qytetarët do ti besojnë DPK-së siç i kanë besuar në zgjedhjet lokale”, tha Gjoshi për rtv21.

Zgjedhje të parakohshme parlamentare po kërkon edhe AAK-ja. Kryetarja e Aleancës së Gruas në AAK, Diellza Kukaj, thotë se vendit i duhet një qeveri e re sa më parë.

“AAK-ja që një kohë të gjatë ka kërkuar zgjedhje të parakohshme sepse vendi nuk është duke shkuar në rrugën e duhur sa më shpejtë që mbahen zgjedhjet aq më mirë kishte me qenë për qytetarët ta kenë një alternativë të qëndrueshme. Qeveria jonë ka iniciuar një sërë problemesh që si kanë konvenuan as shteti të Kosovës as qytetarëve ne kemi filluar mobilizimin me strukturat tona brenda dhe jashtë vendit. Patjetër (se do të fitojmë) bazuar në performancen e qeverisë dhe bazuar në punën në terren shohim që pakënaqësia tek qytetarët është e theksuar dhe sigurisht bashkimi i forcave tjera ka me pas një rezultat të jashtëzakonshëm mund të them më të mirin që aleanca e ka pas në zgjedhje”, tha Kukaj.

Kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme iu përgjigj partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti nga radhët e kësaj partie Armend Muja thotë se zgjedhjet mund të mbahen kurdo që të jetë gati opozita.

“Vendi për me shku në zgjedhje duhet të ketë konsensus pra opozita duhet jetë e gatshme nuk jam i bindur që ata po kërkojnë me ngulm por gjithësisë ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje por për këtë kërkohet edhe pajtimi i opozitës. Qeveria Kurti 2 ka qenë më e afta në historinë e Kosovës në kuptim të sovranitetit të brendshëm dhe të mirëqenies së qytetareve. Ka qenë qeveri ekselente sa i përket menaxhimit të tri katër krizave të rënda që iu kanë kanosur Kosovës përfshirë veriun, pandeminë”, tha Muja.

Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën më 14 shkurt të vitit 2021, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje fito me mbi 50 për qind të votave.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer