Nga 13 deri më 17 shtator, Palestra “13 Qershori” në Therandë do të jetë arenë e basketbollit.
Nga dita e mërkurë do të fillojnë sfidat çerekfinale, që do të jenë shumë interesante.
Takimi i parë do të jetë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Istogut, kurse më pas do të përballen Trepça-Bashkimi.
Të enjten priten po ashtu takime interesante, Peja do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, kurse takimi i fundit çerekfinal është mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit.
Të premten do të zhvillohen përballjet gjysmëfinale, ndërsa finalja e madhe të dielën.
Orari
E Mërkurë
17:00 Sigal Prishtina-Istogu (Grupi A)
20:00 Trepça-Bashkimi (Grupi D)
E Enjte
17:00 Peja-Proton Cable Prizreni (Grupi B)
20:00 Golden Eagle Ylli-Vëllaznimi (Grupi C)
E Premte
17:00 Gjysmëfinalja GR A-D
20:00 Gjysmëfinalja GR B-C
E diel
17:00 Finalja