Është anuluar vendimi i Kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” për dhënien e kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit, “furnizim me eskavator”, shkruan rajoni.org.
Anulimi i vendimit është bërë pas ankesës së operatorit ekonomik “Segment Kosova”.
E për këtë Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e ka kthyer në RIVLERËSIM këtë aktivitet.
Autoriteti kontraktues i është dhënë afat prej 10 ditësh që ta informoj me shkrim Panelin Shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit.