Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, ka marrë vendim për ta kthyer në rivlerësim tenderin e komunës së Skenderajt për rregullimin e subqendres në Likovc, tender në të cilin ishtë shpallur fitues goe në krye me kompaninë e ish drejtorit Zymer Deliu më çmim prej 1,075,473.86€, raporton portali rajoni.org.
Sipas vendimit, tenderi duhet të kthehet në rivlerësim, pasi pas vlerësimit të ekspertëve është konstatuar se komuna e Skenderajt ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e nenit 59, 60 të LPP’së.
“Paneli Shqyrtues këtë pretendim e klasifikon si pjesërisht të bazuar për shkak se OE këtë kërkesë të DT proceduralisht e kishte përmbushur megjithate edhe obligohet AK që konform nenit 52.7, 59.2 dhe 72 të LPP të kërkojë nga OE sqarime shtesë në fazën e ri-vlerësimit me qëllim që të vërtetohet dhe konfirmohet prezenca e udhëheqësit të punishtes gjatë gjithë kohës së punimeve, meqë kjo pozitë duhet të jetë shumë e nevojshme dhe me prezencë të tij për realizimin e projektit. Sqarimet duhet të konfirmojnë se udhëheqësi i punishtes këtë kontratë të nënshkruar 4 me OE (nëse nënshkruhet kontrata publike mes AK dhe OE) duhet ta ketë me prioritet dhe për të do të jetë si punë primare dhe me orar të plotë”, thuhet në vendimin e OSHP-së.
Gjykata e tenderëve e aprovoi si pjesërisht të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “Limitproject” që ishte pjesëmarrës në këtë tender. Ajo pretendonte së komuna e Skenderajt nuk ka bërë hulumtimin e tregut dhe e njëjta ka kërkuar oferta nga OE fitues që sipas tyre është bërë me qëllim për t’a favorizuar gjatë procesit të vlerësimit.