E shtunë, 27 Korrik, 2024

OSHP e rikthen në rivlersim tenderin ku u shpall fitues ‘dosti’ i Ramiz Lladrovcit me çmim dyfish me shtrenjët

Komuna e Drenasit me 30 qershor të këtij viti e kishtë shpallur fitues operatorin ekonomik “Ardian I Bajraktari B.I” për shërbime të përfaqësimit në procedura gjyqësore për nevoja e kësaj komunë, raporton portali rajoni.org.

Siç, bëhet e ditur në dokumentin qe posedon portali rajoni.org, vlera totale e projektit është 150 mije euro, ndersa vlera e poentimit qe e kishtë fituar ky operator ishtë 832 euro – ndonëse ishin edhe tre operator me oferta me të lira.

Njeri nga operatoret humbës të këtij tenderi, të cilët oferten e kishin gjysme here me të lire se operatori fitues ishtë edhe grupi i OE “Alhena Law dhe Kushtrim I Bytyqi B.I” me çmim prej 430€

OSHP nuk lejon dëmtimin e buxhetit të Drenicasve, tenderin e rikthen në rivlersim

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, ka marrë vendim për anulimin e njoftimi për dhenie të tenderi të komunës se Drenasit të lëshuar me 30 qershor për “Shërbime të përfaqësimit në procedura gjyqësore për nevoja e Komunës se Drenasit”

Sipas vendimit, tenderi duhet të kthehet në rivlerësim, pasi pas vlerësimit të ekspertëve është konstatuar se AK (Komuna e Gllogovcit), komisioni i vleresimit nuk ka vleresuar, ekzaminuar dhe krahasuar drejt ofertat e operatoreve ekonomik pjesemarres ne kete aktivitet te prokurimti dhe nuk ka respektuar Vendimin e PSH.OSHP Nr. 2023/0222 i dt:13.06.2023, duke mos vepruar ne teresi ne pajtim me dispozitat ligjore te LPP-se, Nenin 59 dhe 62.

Pas rivlerësimit të ofertave, me datën 12 nëntor Komuna e Drenasit e përmireson gabimin e saj dhe e shpall fitues grupin e OE “Alhena Law dhe Kushtrim I Bytyqi B.I”.

Komuna e Drenasit nuk kthen pergjigjje

Portali rajoni.org, lidhur me kontraten në fjale ka derguar pyetje drejt zyres për informim të komunës se Drenasit.

Njëra nga pyetjet e rajonit ishtë se operatori fitues a ka lidhje direkte apo indirekte me pushtetin aktual të Drenasit!?.

Mirëpo përkundër pritjeve të rajonit, komuna e Drenasit nuk ka kthyer pergjigjje.

Por kush është pronari i biznesit “Ardian I Bajraktari”, Ardian Bajraktari?

Përveç afërsise direkte me kreun e Drenasit ai njihët edhe për rastin ku një ditë para zgjedhjeve të 17 tetorit, Ramiz Lladrovci kishte sulmuar fizikisht mësimdhënësin Fatmir Dugolli, që është pëkrahës i kandidatit për kryetar komune, Driton Ajazit.

Në shkresën Rrjetit Rinor – Drenas drejtuar Kryeprokurorit të shtetit, Ardian Bajraktari – zyrtar i lartë i Ministrisë së Drejtësisë, akuzohet nga kjo OJQ për ndikim në prokurori që rasti i Ramiz Lladrovcit të mos cilësohet vepër penale.

 

Tenderët me poentim të çmimit – mundësi për keqpërdorime

Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”. Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.

Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik kishtë gjetur se Komuna e Prizrenit kishtë lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit. Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.

Gjatë zbatimit të kontratës, D+ kishtë gjetur se në një faturë ishtë paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë ishtë paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i ka shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer