Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar 11 shtatorin e vitit 2001 të sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“11 shtatorin Sot, krahas aleatëve tanë amerikanë, nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa riafirmojmë përpjekjet tona të çdoditshme në mbrojtje të lirisë e demokracisë, vlera të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin tonë të përhershëm”, ka shkruar e para e shtetit Vjosa Osmani.