Është përfolur gjatë për “plasaritjen” në mes presidentes Vjosa Osmani dhe ministres Donika Gërvalla.
Një ftohje e tillë u pa edhe në ceremoninë e zbulimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Në videon e TV Llapit, siç mund të shihet, Osmani është përshëndetur me kryeministrin Albin Kurti dhe me ish-presidentin Fatmir Sejdiu, por nuk ka vazhduar më tutje, ku po qëndronte Gërvalla, shkruan Nacionale.
E pasi nuk u përshëndet me Gërvallën, Osmani shkoi të përshëndeste familjarët e Rugovës. Ndërsa kur arriti te pjesëtarët e LDK-së, Osmani ua zgjati dorën, e madje edhe u përqafua me kryetarin e LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni dhe një zyrtare tjetër të LDK-së, Doruntinë Maloku.