E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Osmani: Termokos do të përkrah sportisten Kiana Kryeziun

Drejtori i “Termokosit” Fisnik Osmani ka njoftuar se do ta përkrah olimpistën e vetme në Kosovë, Kiana Kryeziun, e cila ka qenë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Dimërore Peking, Kine 2022.

Përmes një postimi n Facebook, Osmani ka thënë se Termokos, do të përkrah Kiana Kryeziun si Olimpistja e vetme, madje radhiti dhe shumë suksese të saj.

Tutje, ai ka thënë se ‘disa nga sukseset e Kians janë paraqitje në Kampionatin Botëror në Courchevel-Meribel, France 2023, përfaqësuese në Lojerat Olimpike Europiane për të Rinjë në Voukatti, Finlandë 2022, përfaqësuese e Kosovës në Kampionatin e Amerikës Jugore South American Cup në vitet 2023 dhe 2024 në Argjentinë dhe Kili, përfaqësuese e Kosovës, nga mosha 16 vjeçare dhe skitare me rezultatet më të mira në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare vite me rradhë 6 medalje në gara te FIS-it dhe kampionate kombëtare 144 pjesëmarrje në gara të ndryshme të Federatës Ndërkombëtare Skitare (FIS). Në proces të konfirmimit të normës Olimpike për Lojërat Olimpike Milano Cortina 2026’, ka thënë Osmani.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer