Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur për dhunën me bazë gjinore, ka thënë se vrasjet e grave kanë mundur të parandalohen nëse do të kishte veprime të menjëhershme të institucioneve përgjegjëse për parandalimin e tyre.
Kështu ka thënë ajo gjatë takimin të radhës të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.
“Por, mbi të gjitha parandalim që ishte edhe shtylla e parë e identifikuar në masat që duhet të ndërmerren gjatë takimit tonë të fundit. Shumica dërmuese e vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë ku gratë ishin viktima të partnerëve të tyre kanë mundur të parandalohen nëse do të kishte veprime të menjëhershme të institucioneve përgjegjëse për parandalimin e tyre”, është shprehur Osmani.
Sipas saj, kjo mund të dëshmohet që nga rasti i Diana Kastratit e deri te rasti më i fundit i Liridona Ademajt.