Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Skenderaj, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, organizoi sot ceremoninë e vendosjes së një pllake përkujtimore në Kullën e Musa Mehes, në Lagjen Meha, shkruan rajoni.org.
Kjo kullë mbetet një simbol i rezistencës dhe përkushtimit gjatë luftës së fundit në Kosovë, pasi aty u ofrua ndihmë mjekësore për ushtarët e UÇK-së, përfshirë trajtimin e të plagosurve dhe shpërndarjen e barnave.
Infermieri Musa Meha, me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë, kontribuoi në mënyrë të çmuar për përballimin e vështirësive të kohës së luftës, duke shpëtuar jetë dhe forcuar qëndrueshmërinë e luftëtarëve të lirisë.
Postimi:
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Skenderaj, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, sot në Lagjen Meha, përkatësisht në Kullën e Musa Mehes, bëri vendosjen e një pllake përkujtimore.
Në këtë Kullë gjatë luftës u ndihmuan të plagosurit, dhe iu janë dhënë barna për shërimin e ushtarëve të UÇK-së. Musa Meha, me profesionalizëm të lartë dhe përkushtim, u ofroi ndihmë mjekësore të plagosurve dhe kontribuoi në mënyrë të çmuar në përballimin e vështirësive të kohës së luftës.
E gjithë Lagjja Meha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, u radhit me krenari përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllimin e vetëm: fitoren e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Lavdi të përjetshme të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë e atdheut!
Me respekt,
Emin Lati
Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,
Dega Skenderaj