Thursday, March 5, 2026

OVL-UÇK pasi nuk u ftuan në seancën solemne të Kuvendit për përvjetorin e Epopesë së UÇK’së: E papranueshme dhe fyese

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pasi nuk u ftuan në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, që u mbajt në nderim të Epopesë së UÇK-së.

Në reagim e tyre në Facebook, thuhet se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe thellësisht fyes për luftëtarët dhe familjet e tyre.

“Është e papranueshme dhe thellësisht fyese që në një seancë solemne të Kuvendi i Republikës së Kosovës kushtuar Epopesë së UÇK-së, të mos ftohen fare përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta. Pikërisht ata burra e gra që me pushkë në dorë ngritën dhe mbrojtën idealin e lirisë, ata që sakrifikuan gjithçka për këtë shtet, sot u lanë jashtë një ceremonie që i kushtohet historisë dhe sakrificës së tyre. Kjo nuk është vetëm një neglizhencë institucionale, por një shpërfillje e drejtpërdrejtë ndaj luftëtarëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe gjithë atyre që bartën mbi supe barrën e luftës për liri”, thuhet në reagim.

Sipas OVL-UÇK-së, është paradoksale që të flitet për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës brenda sallës së Kuvendit, ndërsa jashtë saj të lihen pikërisht njerëzit që e krijuan atë histori me gjakun dhe sakrificën e tyre.

“Është paradoksale që të flitet për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës brenda sallës së Kuvendit, ndërsa jashtë saj të lihen pikërisht njerëzit që e krijuan atë histori me gjakun dhe sakrificën e tyre. Kategoritë e dala nga lufta nuk kërkojnë privilegje, por respektin institucional që u takon. Historia e luftës çlirimtare nuk mund të kujtohet duke përjashtuar ata që e bënë atë histori”, shkruhet nga OVL-UÇK

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer