Monday, February 2, 2026

Pa “aminin” e LDK-së, Faton Peci e bën drejtor Gazmend Asllanin, njeriun që i ndihmoi në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka emëruar Gazmend Asllanin në pozitën e Drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, pa e konsultuar fare Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), parti kjo me të cilën ka koalicion qeveris në nivel lokal.

Asllani ka bërë të ditur se ka pranuar zyrtarisht detyrën, duke e cilësuar këtë si një përgjegjësi të madhe dhe një mundësi për të kontribuar në zhvillimin e qytetit. Ai ka falënderuar kryetarin Peci për besimin e dhënë, duke theksuar se ky besim do të jetë motivim për angazhimin e tij në këtë funksion.

Sipas Asllanit, prioritetet e tij në këtë pozitë do të jenë fuqizimi i të rinjve, mbështetja e sportistëve, krijimi i hapësirave të reja për aktivitete rinore dhe sportive, si dhe promovimi i kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer