Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar dy takime zgjedhore në fshatin Abri dhe Tërdec, ku është pritur me mikpritje dhe pjesëmarrje masive nga qytetarët, shkruan rajoni.org.
Në këto tubime, krahas kandidates për Kuvendin Komunal, znj. Anjeza Kurtaj, z. Labinot Halilaj dhe kandidatëve të tjerë, Lladrovci ka prezantuar disa nga 101 arsyet “Për Drenasin Kampion”.
Ai theksoi se vazhdimi i qeverisjes së mirë, me transparencë dhe llogaridhënie, është motivi kryesor i ekipit të tij, duke rikujtuar rezultatet e arritura në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, bujqësi dhe krijimin e vendeve të punës.
Postimi:
Qytetarët e Abrisë dhe Tërdecit ishin mikpritës të dy takimeve zgjedhore ku bashkë me kandidaten znj. Anjeza Kurtaj, z. Labinot Halilaj dhe kandidatët tjerë për Kuvendin e Komunës dhe me këtë rast shpalosëm disa nga 101 arsyet “Për Drenasin Kampion”.
Vazhdimi i qeverisjes së mirë është motivi ynë për qeverisje bashkë me qytetarët kampion, qeverisje me transparencë dhe llogaridhënie.
Zhvillimi i qëndrueshëm e gjithëpërfshirës ndër vite, me suksese të prekshme në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, shërbime publike, krijimi i vendeve të reja të punës, bujqësi dhe fushat tjera me barazi para ligjit, është puna jonë, është letërnjoftimi ynë për mandatin e ardhshëm.
Qytetari i komunës tonë, voton me bindje, për vepra, për rezultate, me nder e dinjitet, voton pse është zot në shtëpi të vet, me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”.
Faleminderit qytetarëve të pranishëm në tubimet zgjedhore, faleminderit për mikpritjen, debatin dhe gatishmërinë për fitoren tonë, më 12 Tetor.
Vazhdojmë edhe katër!