E diel, 24 Nëntor, 2024

Pa filtra dhe pa grim”, moderatorja e suksesshme tregon fytyrën e vërtetë të një 60-vjeçareje në paqe me veten

Antonella Clerici nuk është një emër i panjohur për teleshikuesit shqiptarë, sidomos për ithtarët e programeve të gatimit që janë rritur me “Prova del cuoco”. Moderatorja e suksesshme, e njohur si një nga figurat më spontane dhe të sinqerta të ekranit italian, është tërhequr nga televizioni për t’iu përkushtuar të bijës Maelle dhe pasionit të saj më të ri, fshatit.

Ajo është vazhdimisht aktive në rrjete sociale, ku ndan vazhdimisht momente nga jeta e përditshme, emisionet e së shkuarës, apo edhe detaje personale, siç bëri në fillim të vitit ku tregoi si e mori vesh nga një revistë që i dashuri e tradhtonte me një vajzë më të re.

“E kuptova që meshkujt piqen pas moshës 50-vjeçare dhe pastaj dashuria bëhet roman edhe për ta. Për femrat, nga ana tjetër, ndjenja është aty gjithmonë, edhe atëherë kur për meshkujt është thjesht një artikull i shkurtër në lajme portalesh.”-shprehej ajo asokohe.

Së fundmi 60-vjeçarja ka postuar një selfie pa filtra, pa grim, në paqe me veten dhe natyrën e bukur të Normandisë ku është transferuar prej vitesh, e cila ka ngjallur shumë debate, por ka marrë edhe miratimin. “Për mua pushimet janë këto. Pa filtra, pa grim e lajlelule, taka të larta dhe fustane elegante, por me familjen, miqtë dhe qentë e mi që i dua aq shumë, në një thjeshtësi të jashtëzakonshme. Gusht të mbarë të gjithëve.”-shkruan ajo. Në një kohë kur mijëra vajza dhe gra janë në presion të vazhdueshëm për t’u ndier të pranuara në shoqëri apo ambientin profesional, Antonella na tregon se sa e rëndësishme është të jesh në paqe me veten.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer