Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar një video të një librarie në Pejë, ku shihen dhjetëra njerëz në pritje për të blerë libra për fëmijët e tyre.
Kreu i AAK-së e ka cilësuar këtë si “pa koment” nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.
Ndërkohë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka kërkuar nga Autoriteti i Konkurrencës që të sigurohet se nuk do të ketë abuzime me çmimin e librave.
Nagavci tha se nga Autoriteti i Konkurrencës kanë marr zotimin se do ta monitorojnë me kujdes të shtuar tregun.