Punëtorët në markete të mëdha shpesh trajtohen shumë keq nga punëdhënësit, shkruan portali rajoni.org.
Ata punojnë pa kontrata pune, punojnë gjatë festave, me orar të tej zgjatur dhe orët shtesë nuk iu paguhen. Në raportin mes tyre nuk zbatohet pothuajse asnjë dispozitë e Ligjit të Punës.
E trajtime të tilla ka në qendrën tregtare Emona në qytetin e Mitrovicës; punëtorët e kanë vetëm një ditë pushimi edhe atë të dielen [dite kjo e vendosur nga pushteti lokal qe të jetë ditë pushimi për bizneset]; edhe pse punëtorëve me kontratë ju figuron dy ditë pushim.
Rajoni ka zbuluar se ky market në fund mujit i dënon punëtorët me nga 20-50 euro për “gabimet” që kanë bërë ose për dënimet nga inspektoret qe i vënë këtij biznesi.
Kjo kategori e punëtorëve nuk i gëzohet aspak festave, sepse për festa duhet të punojnë me orar të zgjatur.
Rajoni ka biseduar me disa prej punëtorëve që punojnë në këtë qendër tregtare. Ata tregojnë për përvojën e tyre jo të mirë gjatë punës, ndërsa nuk besojnë se Inspektorati i Punës mund t’iu dal në ndihmë.
“Nuk është se po shkoj me qejf, tre muaj kam punuar pa kontratë – tani me është rritur paga – 230 euro e kam pagen dhe shtese 35 eurosh për ushqim”, shprehet punëtori/ja.
Një tjetër punëtor i tha rajonit se kontratat që i nëshkruajnë janë thjesht letra.
“Kontrata qe i kemi lidhur janë thjesht letra, pasi që aty nuk respektohet asnjë e drejtë, duke u nisur nga orari i punës, ditët e pushimit, largimet nga puna etj. Këto kontrata nuk të japin asnjë garanci për punë. Në kontratë e kemi dy ditë pushimi në javë, kurse neve komplet ditë pushimi e kemi veq të dielen”.
Ndërkaq të dy thonë se nuk kanë bërë ndonjë përpjekje për të lajmëruar Inspektoratin e Punës, pasi që sipas tyre nuk kanë aq besim në këtë institucion dhe se për një punë të tillë çfarë e kanë, nuk ia vlen të hyhet në shumë procedura./Rajoni.org/