Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dje në një deklarim për media ka thënë së qeveria është duke e mbështetur maksimalisht Policinë e Kosovës, shkruan portali rajoni.org.
Por cila është gjendja reale e Policisë së Kosovës?
Burime të portalit rajoni.org brenda institucionëve të sigurisë së Kosovë kanë bërë me dije se shumica prej policëve janë duke u përballur me kushte tmerrësisht skandaloze, me të cilat nuk mund ta mbrojnë as trupin e tyrë.
“Çizmë të dimrit nuk kanë, antiplumba pa afat i kanë të veshur, paramendoje more sprej të skaduar ju janë dhënë policëve në posedim, rrëzikshmeria vazhdon të mos u paguhet. Besoj ose jo shumë policë po e presin 1 janarin”, tregon ky burim.
Për dallim prej fantazisë së Sveçles, realiteti është se Shteti i Kosovës nuk po arrin t’u plotësoj kushtet elementare Policisë së Kosovës. Që nga paslufta policët vazhdimisht janë përballur me mungesa që nga uniforma e deri tek respekti për punën që bëjnë. Pavarësisht kësaj, ata po punojnë.
Vlen të përmendet se policia nuk kanë as sigurime shëndetësorë, mungesë shujtes e transportit, pa ligjin për pensionim në moshën 55 vjeçarë.
Gjendje alarmante pritet të jetë me gjeneratën e re të policise, të cilet ata si pagë neto marrin 426€.
Rajoni ka biseduar me pesë police të rinjë të gjeneratës se re të këtij institucioni të cilët për shkak të pagave dhe kushtëve jo të mira pritet të japin dorëheqjë.
Ata pothuajse me pergjigjje të njejtë i kanë thënë portalit rajonit se prej 1 janarit do ta lëshojnë vendin dhe se këtë po e bëjnë për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike dhe pagës se .
“E du vendin tem. Që dy vite jam polic. Po prej qe jam be prind më ka detyru që të aplikoj vazhdimit për vizë pune. Pagat e vogla e më vështiresi po ia dal t’a mbaj familjen. Jam lodh bre, me padurim po e pres 1 janarin. E di që atje nuk ka me qenë lehtë por të paktem kam page të dinjitëtshmë”, është shprehur njëri nga policët në fjale.