E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

“Pa uji, pa nxemje, KEDS i papërgjegjshem”, Mbi 2 mijë banorë që 24 orë pa rrymë në Runik të Skenderajt

Ka rreth 24 orë që mbi 2 mijë banorë në fshatin Runik (të ndarë në disa lagje më të vogla) kanë mbetur pa energji elektrike.

Qytetarët për portalin rajoni.org, kanë treguar se ky lokalitet nuk po ka rrymë dhe së tani janë duke e pësuar si pasojë e kësaj.

“Që 25 orë nuk kemi rrymë. Kemi mbëtur pa uji, pa nxemje e pa ushqim, të cilin nuk po dijmë ku me përgadit”, i ka thënë qytetari Rajonit.

Pavarësisht kësaj gjendjeje kritike, banorët thonë së. KEDS vazhdon të tregojë papërgjegjësi ndaj konsumatorëve të tij, duke mos ofruar as shpjegime të qarta dhe as zgjidhje të menjëhershme për këtë problem.

Kursë përfaqësuesi i fshatit, Labi Dervishaj, në emër të fshatit ka dërguar një reagim për rajonit ndaj kësaj gjendje.

Reagim i plotë i banorëve të Runikut:

Kanë kaluar më shumë se 24 orë që dhjetëra fshatra dhe mijëra shtëpi të bashkësisë lokale të Runikut po përballen me mungesë të energjisë elektrike. Kjo situatë e rëndë, e cila po ndodh në mes të dimrit, ka krijuar vështirësi të mëdha për shumë familje që varen nga rryma për ngrohjen e shtëpive dhe sigurimin e ujit përmes pompave elektrike.

Pavarësisht kësaj gjendjeje kritike, KEDS vazhdon të tregojë papërgjegjësi ndaj konsumatorëve të tij, duke mos ofruar as shpjegime të qarta dhe as zgjidhje të menjëhershme për këtë problem. Kjo mungesë veprimi përbën një neglizhencë serioze dhe cenon mirëqenien e banorëve të prekur, duke përfshirë të moshuarit, fëmijët dhe personat më të cenueshëm në komunitet.

I bëjmë thirrje KEDS-it që të marrë masa urgjente për rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe të ofrojë një plan konkret për t’u siguruar që një situatë e tillë nuk do të përsëritet. Njëkohësisht, kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të monitorojnë këtë çështje dhe të garantojnë që qytetarëve t’u sigurohet trajtim i drejtë dhe dinjitoz.

Familjet e bashkësisë së Runikut meritojnë një përgjigje të menjëhershme dhe përgjegjësi të plotë nga ana e ofruesve të shërbimeve publike. Çdo vonesë e mëtejshme do të përkeqësojë gjendjen dhe do të dëmtojë më tej cilësinë e jetës së banorëve.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer