Politikani dhe milioneri kosovar, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar është ankuar se autoriteti i aviacionit civil të Kosovës e kishin lënë për 37 minuta në ajër aeroplanin e tij privat. Pacolli ka thënë se askush s’e di arsyen derisa ka dhënë garanci se kishin përfillur të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit.
Ish-presidenti i Kosovës ka thënë se në aeroplan kanë qenë 7 pasagjerë dhe thotë se të njëjtit kanë përjetuar vështirësi për shkak të turbulencave të mëdha në hapësirën ku aeroplani ishte detyruar të priste për të ateruar në aeroport.
Pacolli ka shtuar se ditëve në vazhdim presin të njoftohen për arsyet e një veprimi, që sipas kreut të AKR-së “duket se vjen nga individë të papërgjegjshëm”.
Reagimi i plotë:
Dje pasdite, autoritetet e aviacionit civil të Kosovës na lanë në ajër (jo edhe mbi territorin e Kosovës), për 37 minuta. Askush nga ne nuk e di arsyen, por një gjë është e sigurt;
• Operatori amerikan ka leje të përhershme për aterrim në Prishtinë.
• Janë përfillur të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit.
• Aeroporti i Prishtinës na informoi se nuk ka pasur asnjë pengesë për aterrim.
Në aeroplan kanë qenë 7 pasagjerë të cilët kanë përjetuar vështirësi për shkak të turbulencave të mëdha në territorin e pritjes për aterrim.
Shpresoj shumë që këto ditë do të njoftohemi për arsyen e këtij veprimi të shëmtuar qe si duket vjenë nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm vjen nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm që keqpërdorin detyrat e tyre zyrtare, megjithatë organet e drejtësisë janë në veprim.