E hënë, 18 Nëntor, 2024

Paditet njëra nga aksionaret e ‘SHELL Kosova’, në pyetje miliona euro

Kompani “SHELL Kosova” si duket nuk është se po i shkon çdo gjë në vijë, pasi që njëra nga tregimtaret e kësaj kompanie është paditur, shkruan Metro.

Mimoza Kryeziu, vajza e të ndjerit, Latif Kryeziu, ish-pronarit të “SHELL Kosova” e cila është edhe njëra nga aksionaret e kësaj kompanie është paditur nga biznesmeni kosovar, Fitim Hahxiu.

Kryziu është hedhur në gjyq nga Haxhiu, për miliona euro vlerë pronësie që i ka trashëguar pas divorcit nga bashkëjetesa me vajzën e të ndjerit Latifi, ndërsa nga ky proces gjyqësorë pritet të zgjidhet ky kontekst pronësor.

Ndërsa lajmin për Gazetën Metro e ka konfirmuar mbrojta ligjore e të dëmtuarit.

Fitim Haxhiu, i cili është edhe i dëmtuari, e i cili e ka hedhur në gjyq Kryeziun, është i njohur si biznesmen që merret me tekstil, gjithashtu njihet nga bota e modës, pasi i njëjti ishte manikin i famshëm para disa viteve në Paris.

Qifti momentalisht jeton i ndarë në Prishtinë dhe herë pas herë jashtë vendit, nga bashkëjetesa Fitimi Haxhiu dhe Mimoza Latifi kanë tre fëmijë.

Duhet theksuar se pronari i “SHELL Kosova”, Latif Kryeziu kishte vdekur në vitin 2020.

Ndryshe, “SHELL Kosova” ka rreth 60 pika të derivateve në vend./gazetametro.net

Mimoza Kryeziu, njëra nga aksionaret e “SHELL Kosova”, e cila është hedhur në gjyq.

Fitim Haxhiu, i dëmtuari dhe paditësi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer