E martë, 24 Dhjetor, 2024

Padrejtësia e shekullit në Drenas!? Kandidatës për infermieri, komisioni i jep testin e kundërt me atë qe aplikoj!

Në kuadër të shkrimeve tona rreth fenomeneve negative që e shoqëruan konkursin e fundit në QKMF “ Dr. Hafir Shala “ Drenas, sot do të flasim për një padrejtësi dhe paligjshmëri të shekullit, që ndodhi në këtë konkurs, shkruan portali rajoni.org.

Kandidatja e drejtimit infermieri, D. ( emër i njohur për portalin tonë ) kishte aplikuar në konkursin e shpallur nga QKMF “ Dr. Hafir Shala “ Drenas të datës 23.02.2023 me nr. prot. 06-111/01-6665. Vet procesi i testimit përcillet me shumë stres, fenomen që i shoqëron të gjithë kandidatët, por për dallim prej të tjerëve kësaj kandidateje atë ditë iu është shkelur një e drejtë më elementare e mundshme: dhënia e një testi të kundërt me drejtimin e saj. Pasi kishte përfunduar testin e parë, në biseda me kolegë në oborrin e shkollës ajo e kupton se pyetjet nuk i kishte të njëjta me të tjerët. Rikthehet për ta shprehur shqetësimin tek komisioni dhe të njëjtët e pranojnë shkeljen, prandaj e detyrojnë të pres edhe dy orë të tjera për ta futur në testim për së dyti me asistentë stomatolog. Ky veprim i komisionit e ka bërë të ndjehet e diskriminuar dhe e stigmatizuar ndaj të tjerëve e kjo i ka shkaktuar akoma edhe më shumë stres, frikë, pasiguri dhe lodhje të tepruar, prandaj nuk ka mundur të përqendrohet në pyetjet e testit të dytë edhepse ishte ndër kandidatët me të mirë profesionalisht nga përvoja që kishte. Për më tepër komisioni i përzgjedhjes kanë bërë shkelje ligjore, si më poshtë:

1. Kanë shkelur Udhëzimin Administrativ 07/2017 nenin 10 paragrafin 1 i cili thotë:
– Testi duhet të jetë i njëjtë për të gjithë aplikuesit dhe pyetjet të jenë të formuluara qartë lidhur me profesionin dhe pozitën për të cilën kanë aplikuar.

Nga ky nen e kuptojmë se kemi të bëjmë me dy shkelje: nuk e ka pasur testin e njëjtë me të tjerët dhe pyetjet nuk kanë qenë të profesionit dhe pozitës për të cilën ajo kishte aplikuar.

2. Kanë shkelur Ligjin e Punës Nr. 03/L-212 nenin 8 paragrafi 2 i cili thotë:
– Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi, ashtu siç parashihet me këtë ligj dhe aktet tjera në fuqi.

Këto shkelje i bënë akoma me të rënda fakti se ky konkurs është shpallur pikërisht duke u bazuar në këto dy Ligje: UA 07/2017 dhe Ligjin e Punës 03/L-212.

Ne e kontaktuam kryetarin e komisionit, dr. Kujtim Sejda dhe ai na tha qe pyetjet ti dergojmë me email, mirëpo në emailin e tij të prezantuar nga vetë ai; emaili deshtontë të dergohej.

Kjo infermiere është ankuar në komisionin për ankesa në Drenas, por të njëjtit me paturpësinë e tyre e lënë edhe fajtor me arsyetimin se nuk është lajmëruar me kohë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer