E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Padrejtësia ndaj kompanisë KosovaMed, denoncohen në prokurori inspektorët e Arben Vitisë

KosovaMed Healthcare i ka kallëzuar penalisht inspektorët e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë. Përfaqësuesit të kësaj kompanie, kanë kërkuar që ndaj tre inspektorëve Hikmete Blakqori, Nysret Kuletës dhe Nora Kursanit të nisin hetimet në drejtim të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Çka thuhet në kallëzim për secilin prej inspektorëve?

Sipas tyre, Hikmete Blakqori inspektore e shëndetësisë i shqiptoi jashtëligjshëm gjobë prej 10 mijë euro KosovaMed-IT, rrjedhimisht dëmtoi edhe personelin e angazhuar me ndërprerjen të punës.

Ekziston dyshim i arsyeshëm se e dyshuara Hikmete Blakqori, duke e shfrytëzuar (shpërdorur) detyrën zyrtare, me datë 27.10.2023, pavarësisht që e dyshuara nuk ishte prezente në inspektim, e as nuk e përpilojë Procesverbalin e Inspektimit, ajo përpilon raport inspektimi specifik për KosovaMed Healthcare SHPK, dhe po ashtu në të njëjtën ditë bie vendim të kundërligjshëm me të cilin vendim kompanisë KosovaMed Healthcare SHPK i ndalon ushtrimin e veprimtarisë deri në licencim nga Ministria e Shëndetësisë shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit për Shëndetësi dhe po ashtu i shqiptohet dënim me gjobë në vlerë prej 10,000.00 Euro, duke i shkaktuar dëm personit juridik KosovaMed Helathcare SHPK me rastin e ndërprerjes së veprimtarisë legjitime, po ashtu dëm i është shkaktuar personelit të angazhuar në QKMF në Drenas me rastin e ndërprerjes së veprimtarisë dhe i është mohuar realizimi i të drejtës në punë stafit të angazhuar nga kompania KosovaMed Helathcare SHPK, po ashtu nga veprimi i të dyshuarës Hikmete Blakqori dëm i është shkaktuar edhe pacientëve të cilët kanë marrë shërbime nga kontrata kornizë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, kontratë e lidhur në mes të Komunës së Drenasit dhe KosovaMed Healthcare SHPK.

Njëkohësisht, e dyshuara, në të njëjtën ditë (27.10.2023), sipas kësaj kompanie realizon vizitë në QKMF Klinë, ku përpilon një Procesverbal përmes të cilit i ndalon punën dhe i urdhëron punëtorët e KosovaMed Healthcare SHPK, të cilët ishin duke kryer punë në bazë të kontratës kornizë, që të ndalojnë punën deri në sqarimin e situatës, në këtë mënyrë i mohon realizimin e të drejtës në punë punëtorëve dhe po ashtu të njëjtëve dhe kompanisë i shkakton dëm material.

Ekziston dyshim i arsyeshëm se Nysret Kuleta, në cilësinë e inspektorit shëndetësor, me rastin e inspektimit në QKMF në Klinë, me datë 27.10.2023 me procesverbal i urdhëron punëtorët e KosovaMed Healthcare SHPK, të cilët ishin duke kryer punë në bazë të kontratës kornizë, që të ndalojnë punën deri në sqarimin e situatës, në këtë mënyrë i mohon realizimin e të drejtës në punë punëtorëve dhe po ashtu të njëjtëve dhe kompanisë i shkakton dëm material.

 

I njëjti, më datë 11.10.2023 ishte në inspektim në QKMF Drenas, së bashku me Dr. Hikmete Blakqori.

Ekziston dyshim i arsyeshëm se e dyshuara Nora Kursani Demjaha, zëvendësuese e detyrës së Kryeinspektorit Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor të Republikës se Kosoves, me mos veprim, nuk i harmonizon veprimet e inspektorëve shëndetësorë në lidhje me veprimtarinë e KosovaMed Healthcare SHPK, ku disa inspektorë me rastin e inspektimit në komunën e Malishevës, komunën e Skenderajt konstatojnë se veprimtaria e kompanisë është e ligjshme, për dallim prej inspektorëve të tjerë në komunen e Drenasit dhe komunën e Klinës, të cilët për veprimtarinë e njëjtë të ushtruar nga ana e KosovaMed SHPK gjejnë gjoja parregullsi dhe për shkak të këtyre parregullsive i ndalojnë veprimtarinë, duke shkaktuar dëme materiale kompanisë, të punësuarve dhe pacientëve të cilët kanë marrë shërbime nga ky projekt, dhe po ashtu duke ju mohuar realizimin e të drejtës në punë personelit të angazhuar nga kompania KosovaMed SHPK dhe pacientëve iu mohohet e drejta e përfitimeve të shërbimeve shëndetësore.

Ekziston dyshimi i arsyeshëm sipas tyre që Nora Kursani Demjaha, me veprim, dërgon email zyrtar, drejtuar Drejtoreshës së Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Drenas-it, dhe e urdhëron Drejtoreshën që të mos lejojë vazhdimin e Kontratës Publike Kornizë me të Dëmtuarin, duke e ditur që i dëmtuari ka parashtruar Ankesë kundër Vendimit të Inspektoratit Shëndetësor dhe se Ankesa e pezullon efektin juridik të Vendimit të Inspektoratit Shëndetësor, si shkallë e parë, deri sa të vendoset përfundimisht nga Shkalla e Dytë.

Kallëzimi i plotë:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer