KosovaMed Healthcare i ka kallëzuar penalisht inspektorët e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë. Përfaqësuesit të kësaj kompanie, kanë kërkuar që ndaj tre inspektorëve Hikmete Blakqori, Nysret Kuletës dhe Nora Kursanit të nisin hetimet në drejtim të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas tyre, Hikmete Blakqori inspektore e shëndetësisë i shqiptoi jashtëligjshëm gjobë prej 10 mijë euro KosovaMed-IT, rrjedhimisht dëmtoi edhe personelin e angazhuar me ndërprerjen të punës.
Njëkohësisht, e dyshuara, në të njëjtën ditë (27.10.2023), sipas kësaj kompanie realizon vizitë në QKMF Klinë, ku përpilon një Procesverbal përmes të cilit i ndalon punën dhe i urdhëron punëtorët e KosovaMed Healthcare SHPK, të cilët ishin duke kryer punë në bazë të kontratës kornizë, që të ndalojnë punën deri në sqarimin e situatës, në këtë mënyrë i mohon realizimin e të drejtës në punë punëtorëve dhe po ashtu të njëjtëve dhe kompanisë i shkakton dëm material.
Ekziston dyshim i arsyeshëm se Nysret Kuleta, në cilësinë e inspektorit shëndetësor, me rastin e inspektimit në QKMF në Klinë, me datë 27.10.2023 me procesverbal i urdhëron punëtorët e KosovaMed Healthcare SHPK, të cilët ishin duke kryer punë në bazë të kontratës kornizë, që të ndalojnë punën deri në sqarimin e situatës, në këtë mënyrë i mohon realizimin e të drejtës në punë punëtorëve dhe po ashtu të njëjtëve dhe kompanisë i shkakton dëm material.
Ekziston dyshim i arsyeshëm se e dyshuara Nora Kursani Demjaha, zëvendësuese e detyrës së Kryeinspektorit Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor të Republikës se Kosoves, me mos veprim, nuk i harmonizon veprimet e inspektorëve shëndetësorë në lidhje me veprimtarinë e KosovaMed Healthcare SHPK, ku disa inspektorë me rastin e inspektimit në komunën e Malishevës, komunën e Skenderajt konstatojnë se veprimtaria e kompanisë është e ligjshme, për dallim prej inspektorëve të tjerë në komunen e Drenasit dhe komunën e Klinës, të cilët për veprimtarinë e njëjtë të ushtruar nga ana e KosovaMed SHPK gjejnë gjoja parregullsi dhe për shkak të këtyre parregullsive i ndalojnë veprimtarinë, duke shkaktuar dëme materiale kompanisë, të punësuarve dhe pacientëve të cilët kanë marrë shërbime nga ky projekt, dhe po ashtu duke ju mohuar realizimin e të drejtës në punë personelit të angazhuar nga kompania KosovaMed SHPK dhe pacientëve iu mohohet e drejta e përfitimeve të shërbimeve shëndetësore.
Ekziston dyshimi i arsyeshëm sipas tyre që Nora Kursani Demjaha, me veprim, dërgon email zyrtar, drejtuar Drejtoreshës së Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Drenas-it, dhe e urdhëron Drejtoreshën që të mos lejojë vazhdimin e Kontratës Publike Kornizë me të Dëmtuarin, duke e ditur që i dëmtuari ka parashtruar Ankesë kundër Vendimit të Inspektoratit Shëndetësor dhe se Ankesa e pezullon efektin juridik të Vendimit të Inspektoratit Shëndetësor, si shkallë e parë, deri sa të vendoset përfundimisht nga Shkalla e Dytë.
Kallëzimi i plotë: