Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Besim Xhafa, ka dhënë dorëheqje nga detyra.
Xhafa ka thënë se tek ky vendim erdhi për shkak të padrejtësive që, sipas tij, bëhen nga disa oficerë në FSK.
Ai ka thënë se gjatë 11 viteve shërbim nuk ka përfituar asgjë, perveç një lëndimi serioz në boshtin kurrizor, që për të cilin sipas tij nuk i ka interesuar askujt.
Postimi i plotë:
2013-2024
Pas 11 viteve sherbim sot zyrtarisht nuk jam me pjese e fsk-së. Arsyeja e ketij vendimi eshte per shkake te padrejtesive te medha qe me jane bere nga oficer te fsk siç i behen shumices te pjestarve aty (normal atyre qe nuk kan te njofshum).
Kush me ka njofte dhe ka pas rastin me punu me mua e din kontributin tim qe kam dhene per fsk. Mirepo fatkeqsishte njerzit qe punojne nuk vlersohen ne vendin tone dhe pushtetin e kan disa oficer te cilet fsk e konsiderojn si prone te tyre e jo institucion shtetrore.
Gjate 11 vitev sherbim asgje nuk perfitova perveqse nje lendim serioz ne vendin e punes ne boshtin kurrizor per te cilin nuk i interesoi askujt.
Nuk i kam pas borgj kerkuj por mkan mua shum 🫡