E premte, 29 Nëntor, 2024

“Pafytyresinë… vardisen Albin Kurtit”, Nuredin Lushtaku pa përmendur emër e ‘disirat’ ashpër Sami Lushtakun

Kreu i IDEAL’it, Gjeneral Nuredin Lushtaku nëpërmjetë një postimi në rrjetin social “facebook” ka publikuar dy qëndrime të kundërta të Sami Lushtakut ndaj Albin Kurtit, shkruan portali rajoni.org.

Gjeneral Nuredin Lushtaku anisë nuk i’a ka përmendur emrin Sami Lushtaku, me nënkuptime i ka quatur veprimet paftyrësi dhe servilosje ndaj Albin Kurtit.

“Mjafton t’i shikoni fotot e postuara më poshtë dhe Vlerësojeni vet paftyresinë e individëve brenda PDK-së, të cilën janë ne gjendje të bëjnë çdo gjë vetëm për pushtet”, ka shkruar Nuredin Lushtaku.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Tradhëtar apo Patriot !?

Të dashur qytetarë,
Mjafton t’i shikoni fotot e postuara më poshtë dhe Vlerësojeni vet paftyresinë e individëve brenda PDK-së, të cilën janë ne gjendje të bëjnë çdo gjë vetëm për pushtet.

PDK në Skenderaj dikur e quanin Albin Kurtin Vuçiq, Kurtoviç e çka jo tjetër, dhe akuzonin Bekim Jasharin se po don me shkatërru PDK-në në Skenderaj përmes VV-së, ndërsa sot po të njejtit i thurin lavde Albin Kurtit dhe krenohen me projektet e tij.

PDK-ja ka filluar qysh moti ti vardiset dhe serviloset Albin Kurtit fshehurazi ndërsa tashmë janë shpërfaqur edhe publikisht, duke u munduar qe të arrijë marrëveshje për të hyrë në koalicion pas zgjedhjeve.

Prandaj kjo pafytërsi nga ana e tyre meriton ndëshkim të madh nga qytetarët.

Dhe, këta e kanë obligim moral e njerëzor që publikisht t’i kërkojnë falje Bekim Jasharit dhe familjes Jashari.

#KërkoniFalje #BekimJasharit #familjesJashari

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer