Këto ditë lexova si thuhet ‘me një frymë’ librin e ri, të nëntëmbëdhjetin me radhë, të poetit e tregimtarit Izet Abdylit, me titull “Pa strukturë”, por brendia më befasoi, sepse kishte një strukurë shumë të konsoliduar në aspektin përmbajtësor, por titullii ishte vetëm një “kurth poetik” për të nxitur lexuesin. Thashë me vete, si janë poetët dinë të provokojnë përmes artit dhe atë me mjeshtri?
Autor: Mustafë Hoxha
Libri “Pa strukturë” i kushtohet poetit të ndjerë Adem Gashi, i cili shpejt iku nga kjo botë, pa i thënë askujt lamtumirën e fundit, dhe për cilin Izeti Abdyli po ndien një boshllëk të madh shpirtëror për te, dhe këto po i shpreh në çdo rast, e duke na kujtuar kështu me mallë një varg të Adem Gashit “Është vonë diçka të ndreq”.
Itinerari i udhtimit të poetit Drenas-Prishëtinë ka lënë gjurmë në krijimtarin e tij dhe i cili sikur ia ka shkundulluar shpirtin dhe mendjen e tij, duke e bërë shumë të ndieshëm shpritin e tij për kalueshmërinë e kohës, sikur që është kalueshmëria e shpejtë e udhëtimit në këtë relacion.
Poezitë e këtij libri mbajnë vulën e kohës, që nga fillimi i pandemisë Covid-19 dhe traumën që shkatoi te njerëzit kjo lëngatë me adresë të dyshimtë për njeriun. Si erdhi, dhe si shkoi.
Poeti Izet Abdyli në atë kohë izolimi total donte t’i takoi miqtë, ka shumë mallë për ta, pra në periudhën e izolimit pandemik. Po ishte lëngata ajo që bënte përjetimin tepër depresiv: “Doja t’i takoja miqtë e letrave/ … po ky dreq virusi nga ka zënë në kurth.”, thotë poeti me pezm e zemërim njeriu.
Poeti sikur bashkëjeton me shokë, miqë, gjithandej gjeografisë shqiptare, të cilët i përmend me emra dhe mbiemra dhe i skalit në vargje në momente të ndryshme të jetës, e duke qenë për te një frymëzim i pastër njerëzor dhe nxitje për jetën edhe në fillimin e decenies së shtatë të jetës së tij.
Metafora “Bora ka rënë mbi kokë” është drithëruese për poetin dhe ngushëllimin poeti e gjen veç në kujtime, sepse njerëzit e sotëm kanë halle të shumta dhe askush nuk ka kohë të ndërroi ndonjë fjalë mes vete, si dikur, e duke vrapuar për mbijetesë a për materie, shumëherë të pa e përjetur plotësisht sepse jeta ikën nxitimithi e gjithçka mbetë vrragë kujtimi.
Mençurinë e trashëguar që nga Arbëria a më heret e përmbledh në fjalët e ‘plakut të mençur’ e duke na kujtuar se edhe ne dikur kishim të mençuri, por që ajo mençuri po tretët nga modeniteti, e liria e tepruar për të mos thënë te njëfarë ankarkie.
Poeti kujton çlirimtarët që ranë në altarin e lirisë, Adem Jasharin, Agim Ramadanin,Ymer Alushanin-Vogëlushi, Naser Veselin, Hamit Lladrovci e të tjerë luftëtarë lirije. Pastaj Reçaku, Deliajtë, e shkundin shpirtin e tij deri në palcë.
Ka kujtime edhe për dijetarët Mehmet Rukiqi, Tafil Kelmendi, për bashkëkombësit e bashkëfshtarë e miqë të shpirtit Ahmet Hoti, Xhavit Gruda e tjerë.
Libri “Pa strukturë” ka përjetime të shumta, këto dhe tema e tematika tjera që preken në te, trajtohen me stil, mjeshtri e përjetim të veçantë.
Botues Art club “Rifat Kukaj” 2024