aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku si pasojë e goditjes nga një veturë kanë vdekur tre këmbësor dhe tre të tjerë janë lënduar, shkruan Insajderi.
Rastin e ka konfirmuar sot Policia e Kosovës., të cilët thanë se shoferi i veturës e kishte humbur kontrollin gjatë ngasjes, ku më pas goditi për vdekje tre të rinjtë.
“Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë“, tha policia.
Ndërsa, tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Kurse, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.
Trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion.
“Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore”, njofton policia.