Hysni Gucati ka qëndruar për disa kohë me nënën e tij në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Gjykata Speciale në Hagë.
Gazeta Nacionale ka siguruar disa pamje teksa veturat e EULEX-it largohen nga fshati ku e ka shtëpinë Gucati, dhe ku po qëndron nëna e tij.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, një gjyqtar i vetëm ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”,thuhet në përgjigjen e Speciales për Nacionalen.