Statuja e Leotrim Ahmetit, fëmijë i vrarë në luftën e fundit nga Serbia, është mbuluar nga bora.
Fotografi Sefer Aliqkaj ka ndarë një fotografi të statujës së mbuluar nga bora, e cila gjendet në Skenderaj.
“Petku i bardhë i borës, si një mbulesë e heshtur, mbulon me dhembshuri Leotrim Ahmetin, duke na kujtuar pafajësinë dhe sakrificën e tij. Në këtë qetësi dimërore, ai qëndron si një dëshmi e dhimbjes dhe krenarisë së një populli që kurrë nuk harron” – ka shkruar Aliqkaj.