E diel, 22 Shtator, 2024

Pamje ku ndodhi shpërthimi afër stacionit të Policisë në Veri (FOTO)

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një shpërthim që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme në Mitrovicën e Veriut. Shpërthimi ka  ndodhur pranë stacionit policor në Veri.

Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

“Rreth orës 03.00 të mëngjesit në rrugë “Petar Kral” ka ndodh një shpërthim. Një shtyllë elektrike është dëmtuar dhe një veturë. Policia është duke e trajtuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ai pohoi se në shtyllën elektrike kanë qenë të vendosura edhe kamerat e sigurisë.

Ndërsa shtoi se janë duke i zhvilluar hetimet për të zbuluar autorin e kryerjes së veprës.

Në faqen “Welcome to Mitrovica” kanë publikuar pamje nga vendi ku ka ndodh shpërthimi.

Policia ne veri 768x768 1

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer