Një nga futbollistët më të mirë të Shqipërisë me prejardhje nga Gjakova, Amir Abrashi i ka dhënë fund beqarisë.
Ai është martuar me Rona Koshin në një nga restaurantet më të mira në Prishtinë.
Të pranishëm ishin futbollistët shqiptarë si Xherdan Shaqiri, Ermir Lenjani, Florian Hoxha, Dion Kacurri e ish-futbollistët si Burim Kukeli e Admir Mehmedi.
Po ashtu edhe futbollistë të tjerë me të cilët ka luajtur Amiri në Freiburg si Robin Koch, Vincenzo Grifo e një pjesë e madhe e futbollistëve të Grasshoppers.