Një grua është plagosur në Bresje të Fushë-Kosovës, ku i dyshuari është burri i saj.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor” – thuhet në njoftim.
“Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit” – shtohet më tej.
Ndëkrohë, Insajderi ka publikuar pamjet nga ky rast, të cilat mund t’i shikoni KËTU