Një rast i vjedhjes në tentativë ka ndodhur me 18 nëntor në fshatin Baicë të qytetit të Lipjanit, shkruan portali rajoni.org.
Hajnat kishin hyrë oborr që të vjedhin në një shtëpi në lagjen Koloshi, por nuk e arritën qëllimin.
Atyre u është dashur të kthehen pa marrur asgjë.
“Me datë 18.11.2024 është bërë një tentim grabitje(Vjedhje), në shtëpi! Ai person që arrin të identifikoj ndonjë nga personat që kanë hyrë për grabitje, do të shpërblehet me të holla dhe do të jetë Anonim! Të lajmroj Policinë e Kosovës. Shpresojm të mos kemi kësi raste më në fshatin tonë” thuhet në nesazhin e krye’familjarit.