Një person pa shenja jete është gjetur mbrëmjen e sotme në Kçiq të Mitrovicës.
Policia janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Gazeta ka siguruar pamje nga nxjerrja e trupit, e cila u bë me një traktor për t’u transportiar deri afër rrugës magjistrale.
Siç mëson gazeta, trupi u gjet në breg të lumit Sitnica, nga ku u nxor më pas.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth trupit të pajetë, ndonëse “Rajoni” ka kontaktuar Policinë.
Siç merret vesh, tani po bëhet nxjerrja e trupit nga autoritetet dhe do të dërgohet për obduksion.