Si shkak i një incidenti të ndodhur të hënën në mbrëmje në veri të vendit, reagime të shumta pati në drejtim të Policisë së Kosovës.
Një qytetar serb është raportuar të jetë plagosur, ndërsa më vonë është thënë se dyshohet që personi që ka plagosur atë është një zyrtar policorë i Kosovës.
Kurse sot një politikan serb, lideri i iniciativës qytetare “Mbijetesa Serbe”, Aleksandër Arsenijeviq, zgjodhi që t’i provokojë zyrtarët policorë të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës të cilët gjenden në pikat kufitare në veri.
I njëjti u afrua aty duke xhiruar, ndërsa të njëjtit i është kërkuar të largohet telefoni.
Ndër të tjerash ai flet vazhdimisht në gjuhën serbe, derisa mohon ta kuptojë gjuhën shqipe.
“Nuk po kuptoj”, thotë ai teksa vazhdon të flasë në gjuhën serbe.
Ndërsa njëra prej zyrtareve policore theksoi se ai thotë se ka ardhur që të “incizojë në pikën e kontrollit”.
Zyrtarët policorë i kanë kërkuar që ai të largohet nga aty.
“Je i lirë me shku kah të duash, ndesh përpjet ndesh te poshtë por jo qetu. Këtu mos më pengo në punë”,dëgjohet teksa thotë zyrtari policorë në drejtim të tij.
Arsenijeviq ka vazhduar të provokojë zyrtarët policorë duke tentuar gjithsesi të futet brenda pikës kufitare.
Disa qindra serbë janë duke protestuar në veri të vendit. Kjo thirrje për protestë u bë me thirrje nga Marina Jovanoviq, bashkëshortja e Milan Jovanoviqit i cili është plagosur dje.
Protestuesit kanë lëvizur në rrugën kryesore të Zveçan derisa mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Largohuni nga këtu, Evropa po gjuan kundër nesh”. “Ti nuk takon këtu” e të tjera, transmeton lajmi.
Të njëjtit po shkojnë në drejtim të urës së Bitricës, ku edhe thuhet se ndodhi plagosja.
Nga Ministria e Brendshme dje është thënë se i dyshuari nuk kishte ndaluar dhe me këtë rast është shtënë me armë zjarri ndaj tij, ndërsa janë duke u kryer të gjitha hetimet në lidhje me këtë situatë.