E premte, 15 Nëntor, 2024

Pamje të rralla – Momenti kur Policia bastis Qeverinë e Kosovës

Në serinë e emisioneve në rastin Brezovica “Kallxo Përnime” ka shpërfaqur momentet kur prokurori Rasim Maloku bashkë me njësinë e Krimeve të Rënda” bastisin zyrat e Ministrisë së Ambientit në Prishtinë.

 

Bastisjet ndodhin në kuadër të hetimit të rastit “Brezovica” dhe disa zyrtarë të kësaj ministre, arrestohen.

Në pamje shpërfaqen diskutimet me zyrtarët e kësaj ministrie dhe kërkesat e prokurorisë për të marrë informacione.

Në pamjet e publikuar shihet se hetuesit e policisë e po ashtu prokurori Maloku hynë në zyrat e inspektoratit të Ministrisë dhe aty po kërkoheshin dokumentet dhe lëndët e procesverbalet për zonën e Brezovicës.

“Dosjet e kontrollit që janë bërë në Brezovicë ne vitin 2019, inspektimet që janë bërë ku janë ato, procesverbalet ankesat vendimet” – janë vetë disa nga dokumentet që prokurori kërkon të sekuestrohen në zyrtar e inspektoratit.

Hetuesit vazhdojnë kontrollin në zyrat e inspektoratit, ndërsa prokurori vazhdon në një zyre tjetër, ku kërkon vendimet e lejet ujore për zonën e Brezovicës.

“Lejet ujore dhe pëlqimet ujore ku i regjistroni ku i keni evidencat për rajonin e Brezovicës” –pyet prokuroi Maloku një zyrtare në ministri, e cila i thotë se sa i përket ndërtimeve nuk ka asnjë leje apo pëlqim për zonën e Brezivcës.

Aksioni i datës 06 janar të vitit 2022 kishte përfunduar me arrestimin e 7 personave.

Gjatë atij aksioni ishin arrestuar ish sekretar i ministrisë Arben Çitaku dhe kryeinspektori i kësaj ministri Bedri Halimi.

Po ashtu gjatë atij aksioni përveç ministrisë ishin bastisur edhe 7 lokacione të tjera në Ferizaj e Shtërpcë e ishin arrestuar edhe 5 persona të tjerë të dyshuar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer