Thursday, April 9, 2026

Panduri: ETMT Energy me një të punësuar, por me qarkullim rreth 25 milionë euro në dy muaj

Gazetari dhe moderatori Ermal Panduri ka ngritur pikëpyetje lidhur me aktivitetin financiar të kompanisë ETMT Energy, duke theksuar disproporcionin mes numrit të punonjësve dhe qarkullimit të saj.

“A e dini që ETMT Energy e ka veç një të punësuar? Veç për dy muajt e parë të këtij viti ka qarkullu afro 25 milionë euro”, ka shkruar Panduri.

Ai ka bërë edhe krahasim me vitet paraprake, duke theksuar se gjatë gjithë vitit 2025 kompania kishte qarkulluar rreth 27 milionë euro, ndërsa në vitin 2024, kur tregu energjetik dominohej nga operatorë të tjerë, ETMT ishte lojtar minor dhe nuk kishte arritur as 10 milionë euro qarkullim.

Sipas Pandurit, në të njëjtën periudhë të vitit 2024, kompania NOA qarkullonte qindra milionë euro në tregun energjetik të Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer