Moderatori i Debat Plus, Ermal Panduri, duke iu referuar burimeve brenda PDK-së, ka deklaruar se ky subjekt politik nuk ka asnjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas tij, qëndrimi i PDK-së mbetet i prerë, duke përjashtuar çdo bashkëpunim me LVV-në, pavarësisht ofertave të mundshme politike.
Panduri ka theksuar se edhe nëse kryeministri Albin Kurti do t’i ofronte PDK-së postin e presidentit apo gjysmën e qeverisë, kjo parti nuk do të hynte në marrëveshje.
“Me PDK-në s’ka marrëveshje, as s’ka me pas… mas zgjedhjeve kena kohë me ba llaf”, ka deklaruar ai.