E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Paralajmërohet fletë-arrest ndërkombëtar për Rajdoiçiqin

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Ajo në një prononcim për Lajmi.net ka thënë se do të lëshohet fletëarrest ndërkombëtar shumë shpejt për Milan Radojçiq.

‘’Ai është kriminel, është njëri prej kryekriminelëve që e ka organizuar sulmin terrorist në Republikën e Kosovës.Besoj që shumë shpejt Prokuroria Speciale për flet-arrest dhe flet-rrështim ndërkombëtar në mënyrë që ai të ndiqet penalisht për të gjitha krimet që i ka bërë.Është hera e parë që grupet terroriste po luftohen nga Policia e Kosovës, të merremi me punën madhështore të tyre dhe jo me individë që po i shërbejnë dikujt tjetër”, tha Haxhiu për Lajmin.net

Më tutje Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Policia e Kosovës me veprimet e tyre në veri të Kosovës kanë mbrojtur Republikën tonë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer