E diel, 22 Dhjetor, 2024

Paraqitet si largues i xhindeve, gazetarja e bën horë imamin nga Maqedonia

Le t’ju tregojmë sesi mund të largoni magjitë e zeza, xhindet, djajtë, dhe çdo fuqi të mbinatyrshme që ju ka pushtuar për vetëm 100 euro si fillim.

Në Maqedoni ndodhet një person i cili pretendon që i shëron të gjitha këto duke kënduar suret e Kuranit dhe normalisht duke kërkuar para për këtë gjë.

Pavarësisht se jo çdokush e ndjek fenë, dihet që nuk merret para duke përfituar prej saj.

Ne e takuam vetë këtë pseudohoxhë, në Kosovë, për të kuptuar më shumë për “biznesin” e tij.

Pasi takohemi me “hoxhën” na tregon hollësisht për këndimet e sureve te Kuranit, ose ndryshe ‘rukje’.

Pasi u mundua disa herë të largonte xhindet nga trupi i vajzës duke se hoxha po lodhet dhe na thotë qe nuk ka magji.

Por pas disa këmbënguljesh ai do këndonte sërisht ‘rukjen’ për të nxjerr shejtanin nga shpirti.

Dhe më në fund po jep rezultat, pasi vajza fillon të ketë dridhjet që pretendohen të jenë në momentin që xhindi kryeneç po del, sipas hoxhës. Ai lumturohet jashtë mase shumë duke menduar se metoda e tij ka funksionuar. Afrohet tek vajza duke i gjuajtur në grusht direkt e në bark duke thenë se më në fund ky xhind kaq kokëfortë ka dal nga trupi i vajzës, dhe se magjia që ishte bërë ishte shumë e vjetër dhe e kanë helmuar me ushqim.

Dhe nga jo e sëmure që vajza ishte, pas 5 minutash bëhet tejmase e sëmurë dhe çlirohet pasi del xhindi. Hoxha na thotë që gjendja është shumë e keqe, dhe se duhet të shkojmë në Maqedoni direkt. Dhe se duhet të këndohen dhe 6 rukje të tjera përpos ilaçeve që duhet të konsumojmë për tu shëruar plotësisht. Pasi vajza u “shërua”, për kaq sa ai bëri, i drejtojmë 100 eurot që ai kërkonte për të bërë këtë ‘shërim’.

Dhe në këto momente vendosim të përballemi më të për të kuptuar se përse ky individ përdor fenë me njerëzit që kanë besim në këta persona kur asgjë më nuk ju duket se po ju shkon siç duhet.

Kërkojnë një ndihme tek këta persona duke u ndjerë të dobët dhe duke u përdorur nga këto persona të cilët e kanë kthyer ne biznes.

Por kur njerëzit e kuptojnë që këta mashtrues i përdorin në mënyrën më të keqe, sa që kur e kuptojnë është tepër vonë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer