E hënë, 28 Tetor, 2024

Paratë që dyshohet se u fituan me krim në Belgjikë përfundojnë në patundshmëri në Kosovë- detaje nga aksioni i Policisë në Gjakovë

Hetuesit policor të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, saktësisht hetuesit nga Hetimet Financiare kanë kontrolluar sot tri lokacione në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se shtetas të Republikës se Kosovës dyshohet se në bashkëveprim me disa shtetas të Belgjikës gjatë periudhës kohore 2020 -2022 janë marrë me veprimtari penale dhe dyshohet të kenë krijuar të ardhura të mëdha të cilat përmes rrugëve të ndryshme i kanë transferuar në Kosovë duke investuar në paluajtshmëri.

Gjatë kontrollit janë gjetur fatura të shpenzimeve, të cilat të dyshuarit i kanë investuar në Kosovë, e që dyshohet të jenë produkt i veprave penale të kryera nga ana e tyre.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe një ekip nga Belgjika (një gjyqtar hetues dhe tre hetues policorë), me lejen e autoriteteve shtetërore të Republikës së Kosovës.

“Ky operacion policor është zhvilluar pasi autoritetet e Belgjikës kanë dërguar kërkesë pranë autoriteteve shtetërore të Republikës se Kosovës për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, e cila kërkesë është përcjellë në DHKEK nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës për zbatim”, thuhet në komunikatë.

Policia thekson se ky rast po vazhdon të hetohet në bashkëveprim me autoritetet e Belgjikës.

Të fundit

Shkarkohet Ten Hag

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer