Friday, January 30, 2026

Paris Guri i përgjigjet Faton Pecit: Mezi po e pres përballjen me ty në gjykatë

Padia e LDK-së ndaj Faton Pecit lidhur në procesin e granteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka sjellur një diskutim midis këtij të fundit dhe Paris Gurit të LDK-së.

Peci në një status në Facebook ka thënë se ishte në Prokurori për të dhënë përgjigjet dhe sqarimet në rastin e kallëzimit penal të ngritur nga LDK-ja.

Madje ai këtu përmendi ish deputetin Paris Guri ndaj të cilit paralajmëroi se do të dorëzojë kallëzim penal.

‘’Në prokurori, sikur gjithmonë gjatë jetës sime, isha transparent, i qartë dhe i drejtpërdrejtë në lidhje me shpjegimet rreth çështjes dhe rolit që kam pasur si Ministër në procesin e granteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.Shumë shpejt, do t’iu drejtohem organeve të drejtësisë me një kallëzim penal kundër kallximit të rrejshëm penal ndaj ish deputetit me vota të vjedhura të mërgatës.Sepse ai permes orkestrimit udhëhoqi një fushate, shpifjesh e insinuatash të paqena, që çuan deri te një kallëzim i rrejshëm penal kundër meje si minister’’ ka shkruar Peci.

Mirëpo i mënjëhershëm ka ardhur reagimi nga ana e Paris Gurit. Ky i fundit përmes një postimi në Facebook tha se është i gatshëm të përballet me Pecin në Gjykatë.

‘’E përshëndes veprimin e Prokurorisë së Kosovës për intervistimin e Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, pas kallëzimit penal që ia kemi bërë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të buxhetit të shtetit. Mezi po e pres ftesën e Prokurorisë dhe përballjen me ty në gjykatë’’, shkroi Guri.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer