Tuesday, April 15, 2025

Partnerët ndërkombëtarë mbështesin tranzicionin e gjelbër të Termokos-it në Prishtinë

Kryeshefi ekzekutiv i Ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësues të dy institucioneve të njohura ndërkombëtare – z. Moritz Remé, drejtor i KFW për Kosovë, dhe z. Sergiy Maslichenko, drejtor i EBRD për Kosovë.

Siç bënë të ditur kryshefi Osmani në facebook, takimi ka qenë i frytshëm dhe përmbajtësor, duke u përqendruar në projektet strategjike që synojnë tranzicionin e gjelbër në sektorin e energjisë termike për kryeqytetin.

“Mbështetja që po merr Termokos nga partnerët tanë strategjikë është një tregues i qartë se jemi në rrugën e duhur për të përmbushur objektivat tona,” ka deklaruar Osmani në postimin e tij.

Ai shtoi se menaxhmenti i ndërmarrjes publike po punon me përkushtim dhe transparencë për të garantuar standarde të larta në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ngrohjes për qytetarët e Prishtinës./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer