E premte, 15 Nëntor, 2024

Partneri incizon marrëdhëniet seksuale me 31-vjeçaren dhe ia shpërndan videot, përfundon në pranga

Problemet mes çifteve shpeshherë nuk marrin fund me ndarje dhe për pasojë konfliktet vazhdojnë, e ndonjëherë eskalojnë edhe në kërcënime e ngacmime. Viktimat më të shpeshta janë vajzat dhe gratë, të cilat përballen me telashe që ua shkaktojnë partnerët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Pejë dhe është denoncuar nga një grua 31-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima e ka raportuar partnerin e saj për shkak se i njëjti ka incizuar derisa kanë kryer marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin dhe për më keq të njëjtat pamje i ka shpërndare te një numër i caktuar i personave.

Publikimi i videove e ka shqetësuar në masë të madhe viktimën, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë gjatë ditës së djeshme.

Si rezultat i denoncimit të rastit, Policia është aktivizuar dhe sot ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervisitm, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë dhe inicimin e rastit për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Ndryshe, sipas Kodit Penal, “Kushdo që pa autorizim fotografon, filmon, incizon me video ose në ndonjë mënyrë tjetër incizon personin tjetër në banesën e tij personale ose në ndonjë vend tjetër ku personi ka pritje të arsyeshme për privatësi dhe në këtë mënyrë thelbësisht cenon privatësinë e tjetrit, dënohet me gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer