Pas 42 vitesh punë me ditar, sot është pensionuar njëri nga arsimtaret më të respektuar të komunës së Skënderajt. Bëhet fjalë për arsimtarin Fadil Shabani, i cili së fundmi ishtë mësimdhënës në shkollën fillore “Ismet Rrahmani” në Aqarevë, raporton portali rajoni.org.
Profesori Fadil u dallua për korrektësi, vullnet dhe përkushtim ndaj nxënësve.
Lajmin e pensionimit të arsimtati Enver e kanë dhënë familjaret permes rrjetit social “facebook”.
“Per ty Baba Fadil, të shkruhet edhe një roman është pak, 42 vite në arsim, me ditar në dorë, duke ju dhënë dije e knaqësi shpirtërore nxënësve!
Krenarë me ty për aq mundesi të jetës që na i dhurove ne si fëmijë.
Qofshim faqebardhë si ti babë dhe paq shëndetin e jetë të gjatë!🎂🥂🥰”, thuhet në njoftimin e tyre.